-6.3 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Faton Peci i hakmerret biznesmenit nga Gjermania, Agron Zeneli, vetëm se është përkrahës i PDK-së – i vendosen shiritat edhe pse ka leje ndërtimi

- Advertisement -

 

Sot inspektorët e Komunës së Mitrovicës që udhëhiqet nga Faton Peci, zbarkuan në punishten e AZ Building që është në pronësi të Agron Zenelit.

Ata i vendosën shiritat, jo pse mungonte leja, por me arsyetime për “mosrespektim të disa kushteve”.

Ndërkohë, mësohet se kompania në fjalë posedon lejen ndërtimore që ka nisur në një pronë private që është blerë nga pronari Agron Zeneli.

E ky i fundit, Agron Zeneli, është biznesmen që vepron prej vitesh në Gjermani. Ai njihet edhe si përkrahës publik i PDK-së dhe Kadri Veselit në veçanti.

Aksioni i sotëm lidhet me disa përplasje gjatë fushatës, që kryetari Faton Peci i pati me biznesin në fjalë, gjë që solli reagimin e biznesmenit Agron Zeneli.

Kujtojmë se Agron Zeneli që u përfol në fushatë, kishte reaguar duke kërkuar të lihej në qetësi, pasi po sulmohej politikisht në kohën kur ishte duke trajtuar pas një operimi të rëndë në kokë.

Të ngjashme

Të fundit