9.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi

- Advertisement -

Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndërhyrje dhe kërkesa për punësime. Përplasja filloi pasi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në një intervistë për Kanal10, deklaroi se Haki Abazi i ka bërë kërkesa të vazhdueshme për punësime.

“I kam edhe dëshmitë more, do të thotë kërkesa të vazhdueshme ka pasur për punësime. Mos të marrim emrin individual por në vazhdimësi krejt kërkesat e tij kanë qenë për punësime”, ka deklaruar Peci.

Në kundërpërgjigje, Haki Abazi, në emisionin Contex në ATV, hodhi poshtë kategorikisht këto akuza, duke i quajtur të pabaza dhe duke sfiduar ministrin Peci të paraqesë prova konkrete për pretendimet e tij.

“Kurrë, absolutisht. Kurrë le ta thotë hapur, përveçse nëse ka qenë ndonjë rekomandim për ekspertë të bujqësisë, anëtar familje kurrë jo, miq e dashamirë kurrë jo. Absolutisht, jo Peci, asnjë njeri. Ai mundet me e përdorë për propagandë këtë far punë, le ta thotë kur në cilin moment, me cilin njeri, kush është emri. Jo ndaj Pecit, por ndaj asnjë njeriu. Kjo ka qenë arsye pse Kurtit i ka penguar aspekti principier parimor. Unë kam menaxhuar 1 miliard euro/dollar nëpër botë. Nuk ka ardhë puna unë me i kërku Pecit me e shti në punë dikën, absolutisht jo, kurrë”, tha Abazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit