Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është drejt fitores në Mitrovicën e Jugut.
Sipas rezultateve të publikuara në orën 20:19, ai prin me 52,98% të votave, që përfaqëson 12.508 vota të fituara deri më tani.
Kandidati i Partisë Demokratike, Arian Tahiri, ka 47,02%, ose 11.102 vota të numëruara.
Nga 105 vendvotime, janë përpunuar 77, që përbën 73,33% të totalit.







