Fatmir Spahiu ka reaguar publikisht pas spekulimeve se mund të propozohet sërish për postin e ministrit të Kulturës.
Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të tij, ai ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.
“Të nderuar miq, përgjigje për të gjithë ju që më keni shkruar këto ditë, e sidomos sot. Unë nuk do të jem ministër i Kulturës! Ju falemnderit për interesimin! Gjitha të mirat! Ju don Bufi”, ka shkruar ai.
Me këtë reagim, Spahiu ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e ndonjë propozimi për drejtimin e Ministrisë së Kulturës në përbërjen e re.
POSTIMI I PLOTË:






