12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Fatmir Mediu: Blerja e raketave nga Kosova nuk është krejt lajm pozitiv

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, është shprehur se vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në rast të një konflikti të mundshëm mund të përballet me Serbinë, është Kroacia.

Komentet Mediu i bëri në Euronews Albania, ku tha se Serbia shpenzon 3 % të buxhetit të saj për armatim, një shifër e frikshme kjo, sipas tij.

Ai tha gjithashtu se lidhur me dërgimin e armëve amerikane në Kosovë, Shqipëria nuk duhet t’i gëzohet, por duhet të shohë rolin e vet në këtë situatë të tensionuar në Ballkan.

“Ka disa vite që unë e kam ngritur në Kuvendin e Shqipërisë faktin që Serbia shpenzon 3 % të buxhetit të saj për armatim. 1 miliard e 400 milionë. I vetmi vend që mund të krahasohet në rast të një konflikti të mundshëm, potencial, me Serbinë është Kroacia. Nuk është vetëm fakti që Serbia shpenzon shumë në armatime dhe shpenzime ushtarake, por edhe burimi i këtyre pajisjeve ushtarake. Burimi i tyre janë aleancat strategjike që të Serbisë si Rusia dhe Kina. Unë mendoj se jemi në një moment që duhet të analizojmë më tepër se çfarë duket, duke nisur nga vendi ynë, Shqipëria, që është vend anëtar i NATO-s, duke pasur një interes të padiskutueshëm në raport me Kosovën dhe me interesat tona kombëtare, kush është roli që duhet të kemi”.

“Në këtë situatë të këtyre zhvillimeve, ne nuk duhet ta shohim vetëm si një lajm pozitiv që Amerika po e mbështet Kosovën. Çështja është se ç’rol po luajmë ne si Shqipëri në këtë situatë të konflikteve që janë në Ballkan? Ne nuk kemi luajtur një rol pozitiv sepse kemi forcuar boshtin e marrëdhënieve me Beogradin dhe kemi lënë jashtë vëmendjes boshtin e marrëdhënieve me Prishtinën”, tha Mediu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit