Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Halil Berisha.
Ai e ka kujtuar me fjalët më të mira “Plakun”.
Reagimi i plotë:
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të orëve të para të luftës sonë çlirimtare, bacës Halil Berisha – “PLAKU”.
Bacën Halil do ta kujtojmë gjithnjë si një patriot i madh, luftëtar i devotshëm, burr i urtë e i vyer, me të cilin sot ndihet krenar, familja, Malisheva dhe gjithë Kosova.
Ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Plakut!”