Fatmir Limaj nga NISMA, ka bërë të ditur se partia e tij ende nuk ka marrë ftesë nga Presidentja Osmani për takimin e thirrur të enjten.
“Besoj që të gjithë po vijnë atje që e kemi thënë para 3 muajve. Në politike duhet të bisedohet, duhet njerëzit përgjegjës që kanë marrë përgjegjësi e drejtojnë parti politike e kanë obligim përtej unit të tyre. E atyre politikave të mahallave primitive të i ikin e të ulen e të bisedojnë. Zakonisht bisedohet me ata të cilët ke dallime me tentu me gjetë marrëveshje.
Ne ende nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga Presidentja”, tha Limaj.