-0.6 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Fatmir Limaj lajmërohet për Ditën e Veteranëve

- Advertisement -

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj me rastin e Ditës së Veteranit, ka deklaruar se UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur, ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, e për të cilët tha se u ka rënë barra e rëndë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Ditë që i përket themeleve të shtetit tonë. Ditë për ata që morën barrën më të rëndë, që zgjodhën luftën kur liria nuk kishte alternativë tjetër. UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur. Ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës. Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që nuk janë këtu, ata që janë në Hagë, të cilëve edhe sot, sikurse neve dikur, u ka rënë barra e rëndë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare”, ka shkruar kreu i Nismës, njofton Klankosova.tv.

Dita e Veteranit, siç thotë Limaj, na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së.

“Kjo ditë na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së, ky themel nuk guxon të harrohet. Lavdi UÇK-së. Nderim për veteranët”, përfundoi ai.

Ndryshe, ky është postimi i parë i Limajt pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Partia e tij nuk arriti ta kalojë pragun dhe për këtë, nuk ka bërë ende asnjë reagim./

Të ngjashme

Të fundit