5.4 C
New York
Sunday, December 7, 2025

Buy now

“Fatmir Limaj ka qenë ideali ynë politik që nga dita e parë”, thotë ish-deputetja Izmaku

- Advertisement -

Ish-deputetja e Nismës , Xhevahire Izmaku, ka thënë Fatmir Limaj ka qenë ideali ynë politik që nga dita e parë.

Ajo ka postuar në “Facebook” një fotografi të vitit 2000, në Vushtrri, ku shihet Fatmir LImaj, Bardhyl Mahmuti, dhe vet Izmaku me aktivistët e parë të PDK-së.

“Si themelues i PDK-së, ai mishëroi guximin, sakrificën dhe drejtësinë, vlerat mbi të cilat shumë prej nesh u rritëm politikisht dhe u formësuam si gjeneratë. Sot, kur politika shpesh i largohet idealeve të saj, figura e Limajt vazhdon të qëndrojë si kujtesë e qartë se nga kemi nisur dhe cilat parime na bashkuan. Ai ishte dhe mbetet simbol i besimit se politika bëhet me shpirt, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin. Kush beson në këto vlera, beson në Limajn. Dhe kush beson në Limajn, beson në një të ardhme ku sakrifica shpaguhet me punë, e drejtësia me shpresë! (Foto nga viti 2000, në Vushtrri, Bardhyl Mahmutaj, Fatmir Limaj dhe ne, aktivistet e parë.)”, ka shkruar Izmaku.

Të ngjashme

Të fundit