KB Peja ka prezantuar edhe përforcimin e radhës, Fatlind Shoshajn.
Klubi pejan bëri të ditur këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollin e ri kosovar.
20-vjeçari, që luan në pozitën e organizatorit, është edhe reprezentues i Kosovës.
Shoshaj së fundmi ishte pjesë e skuadrës, Kangoeroes, në elitën belge.
Njoftimi i plotë nga KB Peja:
“Fatlind Shoshaj nënshkruan me KB Peja. Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e ri Fatlind Shoshaj. Fatlindi, 20 vjeçar i pozites organizator, ishte edhe pjesë e Kombtarës së Kosoves së grupmoshave U20. Ai së fundi ishte pjese e ekipes Kangoeroes ne ligen elite të Belgjikes.Mirë se vjen Fatlind!”.