14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Fatkeqësia në Koçan, Taravari: Nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari, deklaroi për Klankosova.tv se nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë.

“Nuk kam informacion të tillë”, deklaroi ai shkurtimisht për Klan Kosova.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, për të mësuar nëse eventualisht ndonjë shtetas i Kosovës është prekur nga kjo tragjedi, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit