24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Fati i Kurtit”, PDK e AAK me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj.

“Pro shpërndarjes, dhe gjitha opsionet tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamenatre dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha.

“Kurti, nëse dëshiron zgjedhje, le të japë dorëheqje”

Në anën tjetër, Lekaj në Debat Plus, ka theksuar se “AAK-ja e ka bërë të qartë se është kundër shpërndarjes së parlamentit. Kurit o ka donë me i ik përgjegjësisë dhe dështimeve që i ka bërë për këtë mandat dhe po donë me hedh fajin te parlamenti i Kosovës që është e padrejtë.”

Lekaj ka shtuar se së pari duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, “e dimë që nuk bëhet por ky është qëndrimi i Aleancës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit