Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fatbardh Rexha, ka vizituar zonën e Hasit, një vend me histori të lavdishme të luftës për liri, ku është pritur me respekt e mbështetje nga banorët vendas.
“Hasi i trimave dhe luftëtarëve të lirisë që dikur hapi rrugë për ushtarët e UÇK-së për të kaluar matanë kufirit përmes zonave të vështira malore. Kryetari Kadri Veseli e quajti këtë zonë edhe ‘Shtegu i UÇK-së’, andaj jemi të nderuar që na pritën dhe na ofruan mbështetje. Faleminderit Sheh Kadris dhe Kryetarit të OVL-UÇK-së, Xhevdet Thaçit, për pritjen dhe mbështetjen.” – ka shkruar Rexha.
Ai theksoi se fryma e rezistencës dhe qëndresës që ka karakterizuar Hasin është po aq e gjallë edhe sot, duke u shndërruar në mbështetje të fuqishme për PDK-në dhe kandidaturën e tij.