Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Kryeministri Kurti e uroi z. Bunjaku për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.






