4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

FAST Kosova arreston shtetasin turk të shpallur në kërkim, është i dënuar me 7 vjet burgim

- Advertisement -

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga Njësiti FAST, në vazhdën e realizimit të detyrave e aktiviteteve policore për arrestimin e të dyshuarve me urdhërarrest ndërkombëtar, ka realizuar arrestimin e radhës së një personi të kërkuar.

Sot më 21.11.2024 rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986.

Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë vjetëve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat e tjera të parapara për raste të tilla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit