Faqja zyrtare e FIFA-s shkruan për Kosovën: Vetëm edhe një hap për Kosovën

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore historike ndaj Sllovakisë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

“Dardanët” e mposhtën Sllovakinë në Bratisllavë, me shifrat prej 4-3, shkruan “Gazeta Express”.

Pas kësaj fitoreje, ka reaguar me një postim të veçantë edhe faqja zyrtare e FIFA-s, në platformën “X”.

“Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në Botëror”, shkruan faqja e FIFA Kupës së Botës në “X”.

Kosova do të luajë ndeshjen finale të “play-offit” më 31 mars në Prishtinë.

Aty, do ta presë Turqia, e cila disa orë më parë e mposhti Rumaninë, 1-0.

Të ngjashme

Të fundit