0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Faqja zyrtare e BE-së e prezanton Kurtin si “lider të opozitës”

- Advertisement -

Faqja zyrtare e BE-së që përcjell në kohë reale takimet që zhvillohen në Komisionin Evropian EbS ka bërë një skandal duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti si “lideri i opozitës kosovare” në njoftimin zyrtar për takimin që do të mbahet sot në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Kryediplomati evropian Josep Borell, sot do t’i presë në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq në kuadër të dialogut.

Borell tha se pret nga dy liderët të jenë fleksibil dhe se ka ardhur koha për përparim dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. /Express

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit