18.5 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Faqja zyrtare e Bayernit me fjalë të mëdha për Fisnik Asllanin

- Advertisement -

Para duelit të sotëm, Bayerni ka analizuar kundërshtarin e radhës, skuadrën e Hoffenhemit aty ku luajnë rregullisht dyshja e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

Kampioni i Gjermanisë udhëton për përballjen e javës së katërt, në kërkim të fitores së katërt rresht në Bundesligën gjermane.

Duke analizuar kundërshtarin dhe pikat e forta, nuk ka se si të mos përmendej sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani i cili është një nga faktorët që skuadra pas tri javëve ka gjashtë pikë dhe shtatë gola të shënuar. Tre gola dhe një asistim janë veprat e 23-vjeçarit që është sensacion i javëve të para në Gjermani.

Bayerni e përmend rikthimin e futbollistit te Hoffenheimi duke pasur një sezon të shkëlqyer në ligën e dytë, me 19 gola për Elversberg.
Skuadra është në tranzicion duke transferuar dhjetë lojtarë të ri, në mesin e të cilëve edhe Leon Avdullahu nga Baseli.

“Asllani luan si një nëntëshe e gjysmë, ani nis sulme, krijon hapësira dhe di të gjuajë mirë, diçka ngjashëm si Harry Kane, por ende jo në nivelin e tij”, shkruan ndër të tjera faqja e Bayernit për yllin e Kosovës, që po gëzon momente të mira në Bundesligë por edhe te kombëtarja dardane.

Të ngjashme

Të fundit