11.1 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Fantazma” që drejton Hamasin| Mohamed Deif, njeriu më i kërkuar nga shërbimet e inteligjencës izraelite

- Advertisement -

Në rrjet ekziston vetëm një foto e tij dhe shpeshherë i është vënë nofka fantazma, por Mohamed Deif është njeriu më i kërkuar nga shërbimet e inteligjencës izraelite. E gjitha kjo pasi besohet se ai është personi që qëndron si organizatori ushtarak pas sulmit të 7 tetorit të kryer nga forcat e Hamasit kundër izraelit.

Ai lindi në vitin 1960 dhe ishte  një “fëmijë” i kampit të refugjatëve Han Younis. Babai dhe daja i tij kishin marrë pjesë në bastisjet e viteve 1950 në mesin e palestinezëve të armatosur. Ishte viti 1980 kur Mohammed Deif iu bashkua Hamasit dhe si shumë të tjerë kaloi pjesën më të madhe të jetës në burgje. Ata që e kanë njohur e quajnë një njëri të qetë, i cili nuk është i interesuar për rivalitetet e brendshme të fraksioneve palestineze, por po zhvillon taktikat e tij.

Që nga fillimi i jetës së tij në Hamas, ai ishte i fokusuar në rrugën ushtarake.

Deif nuk është i bindur se konflikti izraelito-arab do të zgjidhet me dhunë, ashtu si të tjerët në Hamas, Dief e sheh Marrëveshjen e Oslos, e cila në fund të viteve 1990 premtoi një zgjidhje paqeje, si një tradhti të rezistencës palestineze. Nofka e tij ushtarake është “Mysafiri apo e thene ndryshe vizitori “, duke iu referuar zakonit të palestinezëve të paligjshëm për të kaluar çdo natë në një shtëpi të ndryshme për të shmangur inteligjncën izraelite.

Ne vitin 2014, pas një sulmi ajror izraelit, Dief humbi krahun dhe këmbën duke qëndruar në karrige me rrota, por ai prapë arrin t’u shmanget izraelitëve dhe të planifikojë operacione. Izraeli e konsideron atë përgjegjës për vdekjen e dhjetëra njerëzve në sulme vetëvrasëse. Përsa i përket konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës ai beson se tani “nuk do të ketë armëpushim” me Izraelin, por “vetëm hakmarrje”.

Pergjate dy viteve te fundit te tij ne krye te Hamas, El Deif me lëvizjet e tij u përpoq të bindte Izraelin se fokusi i këtij grupimi ishte në çeshtjet e brendshme të Gazës, ndonese e vërteta ishte terësisht e kundërta pasi prej të pakten dy vitesh ky grup militant po planifikonte një sulm hakmarres.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit