Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar. Si pasojë, ajo komentohet dhe ndiqet shumë. Mirëpo, ndodh ndonjëherë që merr edhe ndonjë koment “pikant”. Hera e fundit ka qenë në një nga fotot, që Arbana ka publikuar pas mbarimit të “Big Brother VIP”.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/02/00-640x613.jpg)
Moderatorja kishte zgjedhur të relaksohej pak pas kësaj eksperience të lodhshme dhe padyshim këtë moment e ka ndarë në rrjetet sociale. Duket se ky çëst nuk i ka shpëtuar Arbanës pa një koment të një fanse, të cilës ajo edhe i është përgjigjur.
“Jeta është e mirë”, ka qenë mbishkrimi i Osmanit në foton, ku po relaksohej.
Ndërsa fansja i ka shkruar: “Kur ke lek e mirë është”.
“Sidomos kur lekët i ke me punën tënd”, ia kthen Arbana me të cilën janë bashkuar qindra ndjekës që kanë pëlqyer komentin e saj.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/02/sa-2-640x375.jpg)
Kujtojmë që moderatorja është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por të gjithë janë bërë kurioz.