2.6 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Fansat zemërohen pas shitjes së kukullës “Barbie” të Aaliyah, që u shit menjëherë në ditëlindjen e saj

- Advertisement -

Fansat e Aaliyah janë zemëruar pasi kukulla “Barbie” që nderon të ndjerën këngëtare, e krijuar për të festuar ditëlindjen e saj të 46-të, është shitur menjëherë.

Porositë paraprake për këtë edicion special të kukullës, e lëshuar më 16 janar, u shiten brenda pak minutash, duke shkaktuar zhgënjim te shumë adhurues.

Kukulla është frymëzuar nga veshja ikonike që Aaliyah mbante në videoklipin e saj “One In A Million” dhe është krijuar në bashkëpunim me vëllain e saj, Rashad Haughton, shkruan DailyMail.

Në një deklaratë, Krista Berger nga Mattel shprehu se kjo kukull do të shërbejë si një kujtesë për fansat që të ndjekin pasionet e tyre dhe të besojnë në potencialin e pafund.

Kukulla, që është pjesë e serisë Music Collector dhe kushton 55 dollarë, ishte një nderim për trashëgiminë e Aaliyah, që kishte arritur shumë sukses me hitet e saj dhe po ashtu me filmat si ‘Romeo Must Die’.

Përkundër kritikave të fansave që nuk mundën ta blinin kukullën, vëllai i Aaliyah, Rashad, ndau kujtime nga fëmijëria dhe e konsideroi këtë nderim si një mundësi për të fuqizuar fansat të ëndërrojnë dhe të arrijnë gjithçka. /Telegrafi/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit