Taylor Swift po merr vlerësime të shumta nga fansat dhe kritikët e muzikës vetëm disa orë pasi publikoi albumin e saj të shumëpritur ‘Midnights’.
Fansat e artistes vërshuan në mediat sociale me përshtypjet e tyre të para, ndërsa ata prisnin me padurim 13 këngët e albumit.
Shumë prej tyre vlerësuan këngën kryesore të albumit ‘Anti-Hero” së bashku me përshtypjet më të mira për këngët e titulluara Karma dhe Sëeet Nothing. Përpara publikimit të Midnights, Swift foli për konceptin e albumit dhe atë që frymëzoi për të realizuar këngët e reja.
“Koncepti i albumit Midnights konsiston në emocionet ekstreme që ju mund të ndjeni në mes të natës.Pra ,çfarë ju mban zgjuar natën? –shprehet ajo.
Disa nga këngët e saj duket se kanë të bëjnë me partnerin e saj aktorin britanik Joe Alwyn. Gazeta britanike ‘The Sun’ shprehet se artistja e ka mbajtur mjaft private marrëdhënien e saj por në tekstet e këngëve ajo deklaron se është kokë e këmbë e dashuruar me të.
Në vitin 2021 u zbulua se çifti jeton së bashku në një shtëpi prej 7 milionë paundësh në veri të Londrës, megjithëse ajo shpesh kthehet në SHBA.