0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Fansat mendojnë se partnerja e Ledrit është xheloze për Kidën, ja veprimi që mori gjithë vëmendjen (Foto)

- Advertisement -

Pak ditë më parë, Ledri Vula dhe Kida kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës që mban titullin, “Tdu”. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e dy këngëtarëve, duke arritur mbi 2 milionë shikime në kanalin e “Youtube”.

Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, ka qenë e pranishme gjatë xhirimeve të klipit. Ajo ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me Vulën.

“Kënga e bukur me Kidën, po fotot më të bukura me mua apo jo?!”, ka shkruar Sara, e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe me këngëtaren e njohur.

Teksa kjo foto ka marrë shumë pëlqime dhe komente, ndjekësit i shkruajnë se qenka “xheloze”. Madje ka nga ata që i komentojnë se jo vetëm kënga është e bukur, por edhe fotot e tyre.

Ndërsa një tjetër i kujton Sarës se Ledri ka në profilin e “Instagram”-it një fotografi me Kidën të shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.

Nga ana tjetër, vetë Kida ka komentuar me disa emoji flake, zemre dhe duke qeshur me lot. Ajo e ka marrë me sportivitet postimin e Sarës, e cila me siguri e ka bërë me humor.

Fansat mendojnë se partnerja e Ledrit është xheloze për

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit