Pas publikimit të një fotografie të re në Instagram, shumë ndjekës ishin të hutuar dhe pyetën nëse ishte Kim apo Kylie. Disa madje sugjeruan se ajo po “kopjon” stilin e motrës së saj.
Në fotografinë e postuar, Kylie pozon me një veshje nudo që thekson dekoltenë dhe belin e saj të vogël, ndërsa ka një grimit më të lehtë se zakonisht, shkruan DailyMail.
Ajo gjithashtu kishte flokët e gjatë, të drejtuar, një ndryshim që nuk e ka bërë shpesh. Ky ndryshim i thjeshtë në stilin e saj solli reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e krahasuan atë me Kim.
Postimi i Kylie vjen pas disa polemikave, duke përfshirë akuzat që ajo kishte përdorur ilaçin Ozempic për të humbur pesha pas lindjes. Ajo e mohoi këtë, duke thënë se ka rifituar figurën përmes stërvitjes.
Kylie ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj, Travis Scott, dhe ka folur hapur për vështirësitë emocionale që ka kaluar pas lindjes, duke përfshirë depresionin pas lindjes.
Kylie tani është në një lidhje me aktorin Timothee Chalamet dhe, sipas një burimi, është jashtëzakonisht e lumtur me të, me të cilin ka ndarë momente romantike kohët e fundit.
Megjithatë, ajo është ende e kujdesshme për ta mbajtur marrëdhënien private dhe larg vëmendjes së mediave.