Reperi legjendar, Tupac Shakur do të kishte mbushur 53 vjeç ditën e djeshme (16 qershor) dhe ka ende disa fansa që janë të bindur se ai është gjallë dhe shëndoshë.
Rrjeti social, X është i mbushur me reagime nga fansat që pretendojnë se ai është ende gjallë.
Teoricienët e konspiracionit kanë pretenduar prej kohësh Tupac është ende gjallë, me disa që sugjerojnë se ai u arratis në Kubë, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv
Pretendimet u shtuan edhe më shumë nga një sërë pamjesh që pretendojnë të tregojnë Tupac-un të gjallë pas vdekjes së tij.
Videoja me titullin “Tupac i gjallë në 2020″ në moshën 48-vjeçare ka mbledhur më shumë se 229,000 shikime në YouTube.