16.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Fansat e Kim Kardashian shqetësohen për shëndetin e saj

- Advertisement -

Kim Kardashian ka shqetësuar ndjekësit për shkak të fizikut të saj të hollë, teksa ka pozuar me një bluzë të shkurtër dhe xhinse.

Ylli televiziv ka postuar një foto në profilin e Instagramit, duke shqetësuar shumë fansat për shkak se ka humbur shumë kile.

Në foton e publikuar, Kim shihet në avionin e saj privat, e veshur me një palë xhinsa që janë duke i rënë. Fansat kanë reaguar menjëherë, ku disa prej tyre e kanë komplimentuar Kim, 42-vjeç, ndërsa pjesa tjetër është shprehur se çfarëdolloj gjëje që po bën për të patur këtë bel të hollë, është shumë e rrezikshme.

Pavarësisht se shumë dyshojnë që Kim mund të ketë përdorur një medikamnt faramaceutik që ndihmon në humbjen e peshës, 42-vjeçarja ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, duke u shprehur se trupi i saj është në super formë për shkak se frekuenton rregullisht palestrën, duke siguruar fansat se është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian është kritikuar për peshën e saj, vitin e kaluar ajo u shpreh se humbi 7 kg për dy javë, në mënyrë që të vishte fustanin e Marilyn Monroe në “Met Gala” 2022. Kim insistoi se nuk kishte bërë asgjë të pashëndetshme për të arritur qëllimin e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit