21.3 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Fansat e akuzuan që nuk përdor produktet e saj, reagon Jennifer Lopez: Kjo është qesharake…

- Advertisement -

Jennifer Lopez dëshiron të sqarojë disa gjëra rreth markës së saj të kujdesit të lëkurës JLo Beauty. Në një video në Instagram, Jennifer Lopez shfaqet në banjën e saj për të reaguar ndaj komenteve të fansave, përfshirë një që e pyet nëse ajo përdor vërtet linjën e saj të produkteve apo thjesht e reklamon. “Kam qenë duke i shqyrtuar të gjitha ato që keni thënë ju për JLo Beauty,” – thotë këngëtarja 55-vjeçare, përpara se të futet në komente të ndryshme dhe t’i përgjigjet drejtpërdrejt njërës prej pyetjeve më të mprehta.

A e përdorni këtë çdo ditë apo vetëm kur kamerat janë të ndezura?

Lopez u përgjigj me të qeshur:

Kjo është qesharake sepse unë jam duke qëndruar në banjën time të vërtetë tani. Jo e përdor, por e përdor çdo ditë.

Diku tjetër në video, një përdorues vuri në dukje se kremi hidratues i yllit “ndihet si mëndafsh”. Aktorja e hitit On the Floor u përgjigj duke shpjeguar:

Kjo është ajo që duam edhe ne, të ndihet si ‘pambuk’ në lëkurën tuaj.

Një koment tjetër tha se JLo Beauty nuk ishte  thjesht një markë tjetër për kujdesin e lëkurës dhe se në të vërtetë funksionon. Këngëtarja më pas tha me shaka:

Po, kjo është ideja, menduat se po ju gënjej apo se po luaj me ju?

Lopez iu drejtua gjithashtu disa prej komenteve më kritike. Kur njëri pretendoi se produktet janë ‘shumë të shtrenjta’, ajo u përgjigj:

Dëgjoni, e kuptoj, por lëkura juaj është diçka me të cilën duhet të paraqiteni çdo ditë, pra nëse keni pak shpenzime, do të thoja ta bëni për kujdesin e lëkurës, padyshim.

Një fans tjetër vuri në dyshim legjitimitetin e markave të personazheve të famshëm, duke thënë:

Unë kam tendencë të mendoj se kujdesi për lëkurën e personazheve të famshëm nuk ia vlen gjithë ajo reklamë.

“Disa prej tyre nuk ia vlejnë”, tha Lopez troç. “Është kujdes luksoz për lëkurën që testohet klinikisht dhe më besoni, unë nuk bëj shkurtime.” JLo Beauty lançoi tetë produkte më 1 janar 2021. Që atëherë, marka e ka përditësuar koleksionin me produkte të reja, siç është maska për buzë Beso Balm që u prezantua në vitin 2023. “E kam menduar këtë për rreth 20 vjet. Kudo që shkoja, ndihesha sikur të gjithë më pyesnin gjithmonë për lëkurën time. Dhe ndërsa u bëra më e pjekur, pyetjet vinin më shpesh”, thotë Lopez . Ajo shtoi: “Në fakt ishte shumë e bukur, por kuptova se ishte pothuajse si një detyrim. Sikur duhej të nxirrja një linjë kujdesi për lëkurën për të gjithë ata që pyesnin.”

Të ngjashme

Të fundit