1.4 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Familjet Spahiu-Krasniqi i japin fund hasmërisë

- Advertisement -

Sot u pajtuan familja Spahiu nga fshati Gllamnik dhe familja Krasniqi nga fshati Majanc të Komunës së Podujevës.

Kështu së paku ka shkruar Kadri Kastrati, ish-komandanti i FKS-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë edhe dy fotografi që supozohet të jenë me familjet e hasmuara deri më sot.

Kastrati uroi që “kurrë mos të ketë ngatërresa në mes të shqiptarëve”.

“E falënderoj familjen Spahiu për respektin që ma bëri mua dhe kolegëve”, u shpreh Kastrati në këtë postim.

Ai nuk ka treguar se për çfarë arsye këto dy familje kishin hyrë në hasmëri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1845698592442454&id=100010069936360

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit