12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Familjari i policit të vrarë me porosi për Kurtin: Merru me bisedime, mos përdor uniformat në veri

- Advertisement -

Arton Bunjaku, djali i axhës se policit të vrarë Afim Bunjaku, ka folur sot para mediave, ku ka treguar se rreth orës 5 të mëngjesit është njoftuar për vrasjen e familjarit nga Policia e Kosovës. Ai tha se ky është një rast i rëndë dhe i kobshëm.

Ai ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit që në dialog me Serbinë të mos i përdorë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Familjari Arton Bunjaku tha se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë dhe se lajmin e ka marrë në orët e hershme të mëngjesit.

“Lajmin e kam marrë rreth orës 5 të mëngjesit nga Policia e Kosovës, kemi qenë të gjithë shokuar se e dimë gjendjen në veri dhe lutemi që këto raste të mos ndodhin prapë sepse jeta e policëve tanë çdo ditë po shuhet”, tha Bunjaku.

“Unë kisha pas një thirrje drejt kryeministrit të Kosovës që të merret me bisedime e mos të na i përdorë uniformat tona në veri dhe mos të humbim edhe jetë tjera”, tha Bunjaku, raporton EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit