Një shkrim i publikuar nga Kronika.info, ka hedhur akuza mbi keqmenaxhimin e udhëheqësit të ndërrmarjes publike – Trainkos, Agron Statovci.

Sipas këtij shkrimi Agron Statovci është i afërt i Jeta Statovcit, deputetes së VV-së.

“Ndërmarrja publike Trainkos, e udhëhequr nga Agron Statovci, i afërt me Jeta Statovcin, ka lënë punëtorët e saj pa ujë të pijshëm për gati dy muaj. Punëtorët janë të detyruar të blejnë vetë ujin, edhe pse pagat në këtë ndërmarrje janë mjaft të ulëta. Përveç kësaj, një pjese të punëtorëve u është bërë edhe zbritje nga paga prej 30-40 eurosh”, thuhet në këtë shkrim.

Madje postimi i tyre ka hedhur edhe më shumë akuza mbi menaxhimin e Statovcit, duke akuzuar atë direkt për largimin e 12 punonjësve për një rast për të cilin menaxher projekti dhe kontratës ka qenë vetë Agron Statovci, bashkë me vartësin e tij, Altin Podrimqaku.

Postimi: