18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Familjarët e ushtarëve izraelitë thirrje Netanyhut: Ndaloni ofensivën në Rafah

- Advertisement -

Prindërit e më shumë se 900 ushtarëve izraelitë të dislokuar në Gaza po i bëjnë thirrje qeverisë së Netanyahut, të ndërpresin sulmin në Rafah pasi do të jetë një “kurth vdekjeje” për fëmijët e tyre.

Në një letër nga prindërit, ata i kërkojnë Tel Avivit që të marrë parasysh jo vetëm ankthin që po përjetojnë, por edhe viktimat si pasojë e sulmit.

“Djemtë tanë janë të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht,” thuhet në letër, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Yoav Galand dhe Shefit të Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjeneral-lejtant Erzi Halevi.

Fillimisht në letrën përkatëse firmosën prindërit e rreth 600 ushtarëve, por ditët e fundit u shtuan edhe 300 të tjerë.

Më shumë se 350,000 palestinezë janë larguar nga Rafah që nga java e kaluar pasi forcat izraelite paralajmëruan për evakuimin e tyre pasi një ofensivë ushtarake do të ishte  e pashmangshme, duke shënuar një fazë të re të përgjakshme në rajon që nga fillimi i armiqësive tetë-mujore.

Kryeministri i Izraelit ka refuzuar presionin e SHBA-së për të anuluar një sulm në shkallë të plotë ndaj qytetit, ku rreth 1 milion palestinezë janë strehuar që nga fillimi i luftës së Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.

Sipas Izraelit, Rafah konsiderohet të jetë bastioni i fundit i Hamasit, me qeverinë që sinjalizon se duhet të nisë një sulm tokësor në qytetin që synon të vrasë udhëheqjen e grupit sunit palestinez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit