Martesa e Meghan Markle dhe princit Harry po shkon drejt shuarjes.
Kështu u shpreh motra nga ana e babait e Meghanit, Samantha Markle.
Samantha thotë se që nga fillimi, martesa e çiftit ka qenë e zbehtë, duke shtuar se princi Harry mund të kthehet vet në Mbretëri të Bashkuar.
Ajo madje shtoi se edhe vet princi William i kishte thënë Harryt të mos nxitohej dhe ta njihte mirë se pari Meghanin.
“Mendoj se Harry me shumë gjasë dëshiron t’i thotë vëllait të tij se kishte të drejt. Është shpalosur pikërisht ashtu siç e kishin parashikuar të gjithë, përfshirë dhe princi William, dhe kjo është trishtuese” tha gjysmë motra e Meghanit.
Samantha shtoi se mund të ketë edhe hezitime nga familja mbretërore për të ripranuar Harryn në shtëpi, duke pohuar se ai ia ka kthyer shpinën dashurisë dhe besimit kohë më parë.
“Ai qëndroi aty dhe e la gruan e tij të përqeshte Mbretëreshën Elizabeth teksa po vdiste dhe kjo është e shpifur”, shtoi Samantha Markle.