Familjarët e martirëve ferizajas po kërkojnë ngritjen e një memoriali me emrat e këtyre viktimave që u vranë pa asnjë fije faji.
Nisma e shoqatës së familjarëve të të pagjeturve të kësaj komune mori dritën jeshile nga pushteti lokal derisa tashti po mblidhen informacionet e fundit rreth krimeve të kryera.
Ende nuk dihet sa do të kushtojë pllaka përkujtimore me viktimat civile meqë një takim mes të dyja palëve nuk ka ndodhur ende. Ferizaj ka gjithsej 114 martirë të vrarë gjatë viteve të luftës.