-4.4 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” me 17 shkurt

- Advertisement -

Pikërisht në 29-vjetorin e rënies heroike të Zahir PajazititHakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, familjarët e tyre, nga vendi i rënies së heronjve në Pestovë, shprehën mbështetje të qartë për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Në këtë ditë përkujtimi dhe nderimi, familjarët theksuan se sakrifica e heronjve dhe e gjithë popullit për liri nuk mund të vihet në dyshim dhe se drejtësia për çlirimtarët është obligim moral, kombëtar dhe historik.

Mbështetja për marshin po vjen gjithandej, nga të gjitha kategoritë e shoqërisë, nga familjarë dëshmorësh, veteranë, qytetarë, intelektualë, artistë e të rinj, si thirrje e përbashkët për drejtësi të paanshme dhe larg politikës.

Marshi “Drejtësi, jo politikë” është edhe në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë: Hashim ThaçiKadri VeseliJakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke ritheksuar se drejtësia për ta është drejtësi për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit