3.5 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Familjarët e Faton Hajrizit shkojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

- Advertisement -

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kosovë ka arritur trupi i pajetë i Faton Hajrizit.

Pas disa javëve qëndrimi në Loznicë të Serbisë, trupi i pajetë i Hajrizit u sollë mbrëmë përmes pikës kufitare në Merdar.

Për të pritur trupin e tij aty ishin familjarë, miq të shumtë por edhe avokati Arianit Koci , i cili u morë nga afër me këtë rast dhe mundësoi kthimin e trupit të tij.

Pas ekzaminimit të analizës përkatëse të nënës së Fatonit dhe trupit të pajetë të tij u dëshmua se ai ishte Hajrizi dhe pas kërkesave të shumta të autoriteteve të Kosovës mbrëmë u mundësua kthimi i trupit.

E sot në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore po qëndron nëna e Fatonit, avokati Arianit Koci si dhe disa familjarë të tjerë. Nëna e Faton Hajrizit u pa duke biseduar nga afër me udhëheqësin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, transmeton Lajmi.

Faton Hajrizi është vrarë më 19 korrik në Loznicë të Serbisë nga forcat policore serbe siç thuhet pas rezistimit të tij për t’u dorëzuar tek këto autoritete.

Të ngjashme

Të fundit