Familja e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci.
Në telegramin e ngushëllimit, familja Thaçi thekson se lajmi për vdekjen e Nexhat Dacit është pritur me pikëllim të thellë, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në jetën institucionale dhe politike të vendit.
Sipas telegramit, angazhimi i Nexhat Dacit në ndërtimin e institucioneve të Kosovës përbën një pjesë të pandashme të historisë së Republikës së Kosovës.
Familja Thaçi, në emër të saj dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka shprehur familjes Daci ngushëllimet më të sinqerta, duke qenë pranë tyre në këto momente dhimbjeje dhe pikëllimi.






