Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan dhe kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar sot për aderimin e familjes Mehmeti në këtë parti.
Artist i njohur, kantautori dhe producenti Bekon Mehmeti, i cili me veprat e tij ka promovuar emrin e Lipjanit brenda dhe jashtë vendit, i është bashkuar rrugëtimit politik të PDK-së.
Po ashtu, pjesë e kësaj familjeje politike bëhet edhe Albulena Mehmeti, mami në gjinekologji dhe autore e emisionit “Liria ka emër”, ku trajtohet kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Familja Mehmeti është ndër familjet që kanë lënë gjurmë në komunën e Lipjanit, duke dhënë kontribut të çmuar në kulturë, teatër, sport dhe mjekësi. Ky bashkim është dëshmi e besimit se vetëm me punë, vizion dhe përkushtim të përbashkët, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka deklaruar Buja.
Ai ka uruar mirëseardhje për anëtarët e rinj, duke shtuar se bashkë do të punojnë për zhvillimin e Lipjanit.