8.5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Familja e Thaçit ngushëllon familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

- Advertisement -

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me Salih Mustafën po mbahen në burgun e Hagës, e ka ngushëlluar Familjen Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Familja Thaçi ka thënë se humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

“E nderuar Familje Mustafa,

Familja Thaçi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj, Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

Në këto ditë pikëllimi, familja jonë shpreh solidaritet të plotë dhe ndan dhimbjen me familjen Mustafa, duke shpresuar që drejtësia dhe njerëzorja të mos mbeten të heshtura përballë këtyre rrethanave.

U prehtë në paqe!

Me respekt,
Familja Thaçi”, thuhet në telegramin e Familjes Thaçi.

Të ngjashme

Të fundit