25.9 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Familja e Thaçit ngushëllon familjen e Artur Zhejit: Ishte intelektual i rrallë dhe zë i guximshëm i kohës sonë

- Advertisement -

Familja e Thaçit ngushëllon familjen e Artur Zhejit: Ishte intelektual i rrallë dhe zë i guximshëm i kohës sonë

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e ka ngushëlluar familjen e Artur Zhejit, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Në telegramin e ngushëllimit, familja e Thaçit ka thënë se Artur Zheji ishte emër i shquar i mendimit publik, intelektual i rrallë dhe zë i guximshëm i kohës sonë.

KY ËSHTË TELEGRAMI I NGUSHËLLIMIT I FAMILJES THAÇI PËR FAMILJEN ZHEJI:

E nderuara Familje Zheji,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit, emër i shquar i mendimit publik, intelektual i rrallë dhe zë i guximshëm i kohës sonë.

Në këto momente dhimbjeje, bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të madhe. Artur Zheji do të kujtohet me respekt dhe nderim për integritetin dhe guximin e tij intelektual.

Në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Me respekt,

Familja Thaçi
Prishtinë, 24 gusht 2025

Link: https://www.facebook.com/share/p/1PcssVNdYj/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit