Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka reaguar pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike përfundoi vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Në dokumentin e plotë, përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor.

Këtë konstatim, familja e të ndjerës e ka mirëpritur dhe shpreson që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani.

“Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite.
Seanca e rradhës mbahet të hënën më 14 korrik në ora 9.00.”, ka shkruar Leonard Ademaj në Facebook.

Ky është raporti i plotë psikiatrik për Naim Murselin (DOKUMENT)