Kandidati i PDK për deputet, Lulzim Nika, ka vizituar babanë e Heroit, Fetah A. Kiçina, Ali Selman Kiçina, i cili i ka dhënë mbështetje në garën për deputet, raporton Scanner.
“Ishte një emocion i veçantë të marr mbështetjen e tyre për kandidaturën time për deputet. Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen!”, ka shkruar Nika.
Postimi i plotë:
Falënderoj babanë e Heroit, Fetah A. Kiçina, Ali Selman Kiçina, si dhe familjen e tij në Baicë, Drenas, për mikpritjen e ngrohtë. Sot u ndjeva i nderuar që isha mes tyre dhe bashkëluftëtarëve të heroit.
Ishte një emocion i veçantë të marr mbështetjen e tyre për kandidaturën time për deputet. Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen!
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#LulzimNika96✅