4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Familja e “dhëndrit” kundër “nuses”? Ja mesazhet e koduara që i dha i vëllai Meritonit ndaj Ilnisës

- Advertisement -

Mbrëmjen e së shtunës Meriton Mjekiqi ka marrë një surprizë nga BBA VIP, ku ka takuar një nga vëllezërit e tij Rinorin.

Meritoni është shprehur se me Rinorin kanë një lidhje shumë të afërt, dhe është personi nga i cili merr më shumë këshilla.

Vetë Rinori, me hyrjen e tij në shtëpi dha dhe disa mesazhe të koduara, ku nënkuptoi se familja e tyre ishte kundër lidhjes së Meritonin me Ilnisën.

I vëllai i tha Meritonit se ai do të ishte më i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Më tej për dasmën ai tha se familja e ka parë thjesht si lojë, dhe nuk preferoi që të komentonte gjatë.

Teksa Ledioni e ka pyetur Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër ai ka thënë: Askënd tjetër përveç Meritonit, më mjafton.

Gjë e cila ka bërë që Ilnisa të mërzitet ndonëse mesazhi në këtë pikë ka qenë i hapur.

Pas spektaklit, gjatë bisedave me disa prej banorëve, Ilnisa tha se tashmë loja në shtëpi kishte ndërruar pllakë, por pa dashur që të jepte më shumë detaje.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit