Ditë më parë te Kroi i Mbretit, në magjistralen Prishtinë -Pejë, humbi jetën tragjikisht Vahide Qallapeku-Zabeli nga Rezalla e Skënderajt, motër e dëshmorit Mehmet Qallapeku nga Qëndresa e Drenasit, shkruan Scanner.
Rasti tragjik tronditi familjen dhe të afërmet e të ndjeres, e cila la pas vete vetëm dy vajza.
Por, familja Qallapeku nga Drenasi, si familje me të kaluar historike dhe me tradita ka vendosur të falë gjakun e motrës.
Vëllai i të ndjeres Rrahman Qallapketu në ditën e varrimit i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes së Rexhep Bytyqit, që shkaktoi aksidentin fatal.
E gjithë kjo pajtesë u bë me ndërmjetësimin e Naim Bazajt, komandant i UÇK-së.
Familja Qallapeku do të hap të pamen nga sot në fshatin Qendresë të lagjja Qallapeku. /Scanner/