Familja e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, ka njoftuar se varrimi i tij bëhet të enjtën më 12 qershor me fillim nga ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Të marten, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri, gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi. Homazhet bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 – 13:00 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Varrimi bëhet të enjten, më 12 qershor 2025, në ora 14:00 në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.
E pamja bëhet në Grand Hotel Prishtina, ditën e premtë, shtunë dhe diel (13.06. – 15.06.2025) nga ora 09:00 – 17:00.
Me dashuri dhe krenari, Zana, Ora, Shota, Nita, Pedro, Redoni, Dardani dhe Taulanti.