Brikena është një nga banoret më të përfolura të të “Big Brother VIP Albania”, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes për situatat brenda shtëpisë.
Produksioni i formatit ka shtyrë vazhdimisht drejt krijimit të një afrimi mes saj dhe Mateos, çka ka nxitur diskutime të shumta gjatë spektaklit.
Për shkak të gjuhës fyese me të cilën Brikena është përballur herë pas here, familja e saj ka reaguar publikisht, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë ta etiketojë apo ta cenojë dinjitetin e një gruaje.






