Familja Beckham mori vëmendjen me paraqitjen e tyre në rrugët e Parisit të premten përpara shfaqjes së Javës së Modës të Victorias.
Dizajnerja e modës, 50 vjeçe, dukej me plot elegancë teksa doli me pantallona të zeza të qepura dhe një pulovër rollneck, shkruan Daily Mail.
Për t’i shtuar centimetra gjatësisë së saj, Victoria i shtoi look-ut edhe takat e bardha.
E ndërkaq, David u pa duke e mbajtur për dore vajzën Harper, teksa po bënin rrugën rreth kryeqytetit francez përpara se të fillonte nata e madhe.
Ndërkohë, Cruz, ecte dorë për dore me të dashurën e tij Jackie Apostel.
E vëllai e madh Romeo poashtu ecte me të dashurën e tij.
+