Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka fut në listë të zezë edhe dy kompani “Dona Impex” Sh.P.K dhe kompaninë “Trio Tek” SH.P.K.
OSHP vendimin për kompaninë “Dona Impex” e ka marrë pas ankesës së Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A e cila ka gjetë se kompania në fjalë për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me profila të hekurit dhe xhamj me paisje përcjellëse” ka prezentuar dokumente të falsifikuara. Më pas OSHP-ja ka marrë vendim konfrom Ligjit të Prokurimit Publik dhe ka future në listë të zezë kompaninë, duke ja pamundësuar pjesmarrjen e në tenderë publikë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.
file:///C:/Users/Hp/Downloads/184-23%20Vendim%20liste%20e%20zeze.pdf Ndërsa vendimin për kompnin “Trio Tek” SH.P.K.ka ardh pas ankesë së Doganave të Kosovës ku kjo e fundit ka vërejtur se kompania në procesin e tenderit “Furnizim me pajisje të IT-së” nuk i ka pasur në rregull dokumentet dhe ka kë kërkuar nga OSHP-ja të merren masa konform ligjit për Ligjit të Prokurimit Publik.
Aktualisht në listën e zezë të OSHP-së janë 8 kompani të cilat për shkakë të paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara në tenderë publikë u pamundësohet pjesmarrja në tender publikë deri në një kohë të caktuar nga gjykata e tenderëve.