1.6 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Falja e të burgosurve nga presidentja, ShKK dërgon 94 kërkesa

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë dorëzuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat që ndodhen në mbajtje në institucionet korrektuese të vendit.

Kërkesat mbulojnë periudhën kohore nga 1 janari deri më 13 dhjetor 2024 dhe përfshijnë persona të dënuar për një gamë të gjerë veprash penale.

Sipas një përgjigje për Dukagjinin nga ShKK-ja, të burgosurit që kanë kërkuar falje janë akuzuar për vepra si: Vjedhje të rëndë; Vrasje në tentativë; Vrasje të rëndë në bashkëkryerje; Vrasje; Narkotikë; Rrezikim të trafikut publik;  Dhunim, etj.

Teksa ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani që ende në mandatin e saj nuk ka falur asnjë të burgosur, ish drejtori i ShKK-së, Sokol Zogaj ka thënë se një pjesë e këtyre 94 personave duhet të falen.

“Askush nuk mundet më bindë. 94 veta, bile një pjesë prej tyre, 10 për qind apo 15 për qind din duhet pajtor. Falja e tyre ndikon edhe të tjerët që janë mbet brenda, në vitin tjetër për festa, të punojnë më shumë dhe të kenë raporte më të mira, i motivon më shumë. I motivon shumë sidomos me falje…

Sikur rasti i presidentes nuk kemi pas asnjëherë. Ka ndodh kanë fal më shumë, më pak. Veç mos me fal asnjë, edhe ata që e meritojnë, unë asnjë shtetet evropian deri në SHBA nuk ka që nuk e kanë intitucione e faljes. Pa marrë parasysh as do apo nuk, është obligim ligjor”, ka thënë Zogaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit