Falja e Namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (Video)

- Advertisement -

Falja e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht në orën 06:18, ku morën pjesë një numër i madh besimtarësh të të gjitha moshave.

Atmosfera ishte festive dhe shpirtërore, me pjesëmarrje të lartë që nga namazi i sabahut.

Programi nisi me faljen e sabahut dhe interpretim ilahish nga Egzon Ibrahimi me grupin e tij, të cilat krijuan emocione të veçanta te të pranishmit.

Gjatë ligjëratave në kuadër të festës së Fitër Bajramit, Enes Mazllami nënvizoi rëndësinë e falënderimit ndaj Zotit, përfundimin e agjërimit dhe vlerën e Kuranit si udhëzues për jetën.

“Të nderuar besimtarë, Allahu falënderohet me gjuhë, duke e përmendur dhe duke i qenë falënderues ndaj mirësive, e sidomos në këto ditë të mëdha. Myslimanët e madhërojnë Allahun për një gëzim të madh, e ai është gëzimi që kanë arritur ta përfundojnë këtë ibadet të madh”, tha hoxhë Mazllami.

Para faljes së Bajramit, u lexua edhe Kurani nga Almedin Ejupi, i cili po ashtu theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit.

Pas faljes së namazit, besimtarët u përshëndetën me njëri-tjetrin me urimet tradicionale për Bajram, duke ndarë momente gëzimi, afërsie dhe solidariteti.

E krejt këtë minfestim, Klan Kosova u përkujdes që ta përcillte drejtpërsëdrejti për shikuesit.

 

Të ngjashme

Të fundit