Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në Xhaminë “Sulltan Fatih” në Prishtinë për të falur Namazin e Kurban Bajramit, në orën 05:35.
Manifestimi qendror i Kurban Bajramit, i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, u mbajt pikërisht në këtë xhami , ku atmosfera festive dhe shpirtërore u ndie që në orët e para të mëngjesit.
Në ligjëratën e rastit, u theksua rëndësia e sakrificës, mëshirës dhe solidaritetit me nevojtarët në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë